Një ditë para Kongresit , Rama takim me deputetë e ministra

Aktualitet Politike

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me deputetë e ministra.

Mësohet se takimi po zhvillohet në zonën e ish-Bllokut. Ky takim vjen një ditë para Kongresit të Partisë Socialiste dhe pritet të jepen direktivat e fundit në lidhje me Kongresin që do të mbahet nesër, ku nuk përjashtohet as mundësia e ndryshimeve në qeveri.

Kujtojmë se më herët kryeministri Rama ka zbardhur detaje nga Kongresi që do të zhvillohet të shtunën.

Rama tha se Kongresi i PS këtë herë do jetë ndryshe nga çfarë është parë në Kongreset e kaluara, pasi do të ketë një numër panelesh të shtrira jashtë sallës së Kongreseve, qoftë në pjesën përpara saj, qoftë në bulevard, qoftë tek sheshi Nënë Tereza, qoftë tek Sheshi Italia.

 

 

 

Sa i përket temave ai ka deklaruar se do t’i kushtohen politikës së jashtme, marrëdhëniet me Europën, si edhe do të trajtohet tema e energjisë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?