AktualitetPolitike

Basha: “Nuk heq dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve dhe shqiptarëve”

KAON

Deputeti i PD-së Lulzim Basha ka folur jashtë parlamentit, ku ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga përgjegjësia e tij ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. Basha ka shpjeguar dhe arsyen e mungesës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

“Por jo të heq dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve dhe shqiptarëve. PD duhet të kthehet në një alternativë dhe një shpresë për njerëzit. Unë do punoj ditë për ditë që një PD e bashkaur rreth këtyre vlerave të kthehet në shpresë dhe aleternativë për njerëzit, alternativë që nuk duhet të jetë në kundërthënie me aleatët tanë strategjikë.

Do marr pjesë në mbledhje sa herë t’i shërbeje grupit të PD dhe jo kur i shërben presionit të drejtpërdrejt. Një nga arsyet e aktit tim ka qenë pikërisht tejkalimi i interesave personale për t’i dhënë mundësi që të diskutojmë dhe vendosim pa qenë në presion. Kjo ka qenë dhe arsyeja që vendosa të mos marr pjesë në mbledhjen e sotme, ecila u paralajmërua që dje që kishte gjasat të përfundonte në një konfrontim. Kam bërë dhe do bëj gjithçka që PD të kthehet tek vlerat mbi të cilat është themeluar. Një nga vlerat është orientimi euro-atlantik. E kam të qartë rrugën që duhet të përshkrojë PD për të qenë një alternativë. Ujërat janë akoma të turbullta, por do qartësohen”, tha Basha.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?