Berisha: Jam njeriu i dytë në botë që hedh në gjyq sekretarin e DASH.

Aktualitet Politike

Debate në mbledhjen e grupit parlamentar të PD. Gazetari Osman Stafa, raporton për “BalkanWeb” se kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj ka nisur fjalën e tij në mbledhje, ku ndërkohë në sallë është paraqitur Sali Berisha.

Mësohet se Alibeaj i është drejtuar Berishës me fjalët: “Nuk je i ftuar”. Ndërkohë, ish-kryeministri është përgjigjur: Duhet të pranoni realitetin. Por më pas Alibeaj i ka kujtuar Berishës sërish shpalljen non grata nga SHBA, duke thënë se realiteti është beteja me Blinken dhe kjo nuk iu shërben demokratëve. Berisha i është përgjigjur se është betejë për dinjitet njerëzor dhe se ka mbrojtur sovranitetin e vendit.

Alibeaj: Nëse flasim për realitet, ka edhe një realitet tjetër. Ke shpallur betejën me Blinken. Dhe kjo nuk u shërben demokratëve.
Berisha: Beteja është për dinjitet njerëzor. Jam njeriu i dytë në botë që hedh në gjyq sekretarin e DASH.
Berisha: Kam mbrojtur sovranitetin e vendit. Kam qenë kryetar shteti, kryeministër, jam më i votuari në rajon.

 

 

Në mbledhje

Luan Baçi
Edmond Spaho
Tritan Shehu
Flamur Noka
Bledian Nallbani
Selaudin Jakupllari
Kastriot Piroli
Belind Këlliçi
Sorina Koti
Ervin Salianji
Dhurata Çupi
Arbi Agalliu
Luciano Boçi
Edi Paloka
Isuf Çela
Dashnor Sula
Gerta Bardeli
Xhelal Mziu
Enkelejd Alibeaj
Flamur Hoxha
Agron Shehaj
Lefter Geshtenja
Tomor Alizoti
Helidon Bushati

Gazment Bardhi
Zef Hila
Ramadal Lika
Albana Vokshi
Eralda Tase
Oerdi Bylykbashi
Bujar Leskaj
Andi Ulliri
Lindita Metaliaj
Sali Berisha
Saimir Korreshi
Ina Zhupa
Emilja Koliqi
Elda Hoti
Jorida Tabaku
Merita Bakiu
Fatjon Veizaj
Kasem Mahmutaj
Ferdinand Xhaferri
Zheni Gjergji

Mungojnë
Agron Gjekmarkaj
Alfred Rushaj
Flutura Açka
Grida Duma
Kreshnik Collaku
Lulzim Basha
Orjola Pampuri
Ilda Dhori

Sakaq, kujtojmë se pas dorëheqjes së Bashës nga posti i kryetarit, drejtimin e PD e mori Alibeaj, ndërkohë që pak ditë më vonë Gjykata Civile e Tiranës njohu zyrtarisht statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Me njohjen e këtij statuti, u njoh edhe grupi i Rithemelimit të PD-së si dhe vendimet për shkarkimin e drejtuesve demokratë. Pas këtij vendimi, Grupi i Rithemelimit shkoi në selinë e PD, ku kërkoi që të uleshin për bisedime me drejtuesit demokratë, në qëllim të bashkimit të demokratëve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?