Kryemadhi: Bashkëshorti i ministres së Ramës ka biznese të lidhura me Rusinë

Aktualitet Politike

Monika Kryemadhi thotë se një pjesë e madhe e politikanëve shqiptarë kanë biznese të lidhura me Rusinë.

Teksa komentoi sanksionet dhe u shpreh qeveria duhet të marrë masa për importet e ushqimeve, Kryemadhi tha se një ndër ata që kanë biznese të lidhura me Rusinë është bashkëshorti i ministres së Bujqësisë Frida Krifca.

“Tre çereku i tyre kanë biznese me Rusinë, burri i zonjës Krifca që nxorri të dhënat e pagës, a nuk ishte ai kompania? Këtu ka kaq shumë ngjarje dhe skandale sa që ne harrojmë thelbin e asaj.

Doli Niko Peleshi tha s’ka nevojë për rezolutë, erdhën me rezolutë pastaj. Filloni merrni masa për ushqimin, se ne miellin, vajin, qumështin, i marrim nga Serbia. Serbia është bërë lidere në Ballkan”, deklaroi Kryemadhi në SyriTv.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?