VIDEO/ I tronditur e me lot në sy, ushtari rus flet për pushtimin në Ukrainë

Bota

Të tronditur e përlotur. Kështu janë shfaqur një grup ushtarësh rusë të kapur rob nga Ukraina. Ata shihen duke qarë për vrasjen e fëmijëve dhe civilëve gjatë luftimeve.

Më konkretisht bëhet fjalë për ushtarin rus Galkin Sergey Alekseevich shpërtheu në lot në konferencën për shtyp në Interfax Ukraine ndërsa kolegu i tij mbante kokën me duar.

“Unë kërkoj falje për veten time, për skuadrën time në çdo shtëpi në çdo rrugë për çdo qytetar të Ukrainës, për të moshuarit, për gratë, për fëmijët për pushtimin tonë të këtyre tokave.

Kërkoj ndjesë të rëndë për pushtimin tonë të pabesë. Për gjeneralitetin e njësive tona ushtarake do të doja t’i them një gjë – se ata kanë vepruar frikacakë, se kanë vepruar tradhtisht ndaj nesh”

34-vjeçari, nga Roschchinsky, vazhdoi t’i lutej Putinit që të “ndalojë dërgimin e ushtarëve” për të vrarë në Ukrainë.
I rrethuar nga shokët e tij në të dyja anët me një mikrofon para, ai i kërkoi vendit të tij të dorëzonte armët.

“Unë do të doja t’u thoja të gjitha regjimenteve të ushtrisë ruse – dorëzoni armët. Ndaloni bombardimet, ndaloni dërgimin e ushtarëve për të vrarë civilë e kryer sulme ajrore,” tha Alekseevich.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?