Zbulohet testi i thjeshtë i gjakut, mund të tregojë rrezikun fatal të sulmit në zemër

Aktualitet Shendet

Është gjetur një test gjaku i cili mund të parashikojë rrezikun e një pacienti për një atak fatal në zemër në tre vitet e ardhshme.

Shkencëtarët kontrolluan ish-të sëmurët nga sulmi në zemër për proteinën c-reaktive, një shenjë treguese e inflamacionit.

Ata gjithashtu bënë teste standarde për troponinën, një proteinë e lëshuar në gjak kur zemra dëmtohet, shkruan Mirror.

Nga 250 mijë pacientë të NHS, ata me nivele të ngritura të CRP dhe një test pozitiv troponin kishin një shans 35 për qind të vdekjes brenda tre viteve.

 

 

Zbulimi mund të shpëtojë mijëra jetë duke monitoruar më nga afër ata që janë në rrezik dhe duke përshkruar ilaçe anti-inflamatore.

Dr Ramzi Khamis, autor i studimit të Kolegjit Imperial në Londër, tha: “Testimi për këtë flamur të kuq biologjik në të njëjtën kohë me testet e tjera identifikon ata që janë më të prekshëm”.

Prof James Leiper, i Fondacionit Britanik të Zemrës, i cili financoi studimin, shtoi: “Është një mjet i ri i vlefshëm në arsenalin e mjekëve”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?