Pamje dramatike vijnë nga Ukraina, e cila ka hyrë në ditën e dytë të pushtimit rus.
Në orët e para të mëngjesit, Rusia rinisi sulmet me tanke e raketa mbi kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Në videot e publikuara, shihet momenti ku raketat ruse shpërthejnë në një grup apartamentesh në Kiev, në orët e para të së premtes.
Pamjet e tmerrshme tregojnë se si gjithçka është bërë shkrumb e hi, ndërsa “BBC” raporton se nga shpërthimi i apartamenteve u plagosën tre persona.
Total 0 Votes
0
0