SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetShkrime

Iceneratorët do kthehen në burgun e gjysmës së qeverisë

Nga Sokrat Turtulli

Nje gje eshte e sigurte. Rama ka filluar ti leshoje nje nga nje te tijte. Deklarata e tij se, kush ka ngjyer gishtin tek iceneratoret te mbaje pergjegjesi, nuk eshte as shume dhe aspak paralajmerimi qe ai ju beri miqve dhe bashkpuntoreve te tij te afert. Jo se ai nuk ka e ngjyer gishtin e tij, por kur vjen puna per te mbrojtur veten e tij, ai eshte i gatshem t’i fusi gishtin kujtdo dhe pameshire.
Askush me tani nuk eshte i mbrojtur para ketij megaskandali dhe grope te madhe financiare korrupsioni, edhe pse drejtesia eshte e kapur prej tyre.
Fakti tjeter qe deshmitaret vipa nuk bejne numra per ta refuzuar pjesmarrjen apo te bejne show dhe tallje me drejtuesit e komisionit sic kane bere heret e tjera, tregon se burgu eshte i hapur per shume po shume prej kokave afer tij.
Mjafton te shikoni qendrimin dhe zerin e mekur te Erion Veliaj sot ne komision per te kuptuar se u ka hyre frika ne palce dhe se kete here do ta kene shume te veshtire, per te thene te pamundur qe ti shpetojne ndeshkimit. Trembja e ketyre trimave qe nuk pyesnin per asgje, vjen dhe nga fakti se vetem para dy muajsh, Rama arriti te leshoje dhe plasi ne burg dy nga njerezit e tij me te afert ish ministra.
Termi se, pergjegjesia eshte personale, eshte akuza me e forte qe Rama ju ben bashkpuntoreve te tij, kur dihet fare mire se, Rama nuk ka hedhur firme askund, ne asnje dokument…
Rames do ti vije radhe vetem kur ti kene mbaruar te gjithe bashkpuntoret e tij dhe ku mos kete me se kush te mbaje pergjegjesi pervec tij…
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?