Bota

Gjermania i jep goditjen e parë Rusisë, Kancelari urdhëron pezullimin e projektit ‘Nord Stream II’

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, njofton se ka urdhëruar Ministrinë e Ekonomisë që të pezullojë procesin e certifikimit të gazsjellësit “Nord Stream II”.

Ky vendim i Scholzit vjen pas veprimeve të fundit të Rusisë për të njohur dy rajonet separatiste në lindje të Ukrainës.

“Ky vendim tingëllon teknik, por është një veprim i nevojshëm administrativ, në mënyrë që të mos ndodhë certifikimi i tubacionit. Pa këtë certifikim ‘Nord Stream II’ nuk mund të hyjë në funksion”, u tha Scholz gazetarëve në Berlin.

Kujtojmë se presidenti Vladimir Putin kishte urdhëruar ministrin rus të Mbrojtjes, Sergey Shoygu që të “sigurojë paqe” në rajonet separatiste të Donetskut dhe Luhanskut.

 

 

Kjo njohje nga Putin është si pretekst për të pushtuar Ukrainën, edhe pse deri më tani nuk janë parë lëvizje apo tërheqje e trupave ruse përgjatë kufirit ukrainas.

Tashmë gjenden rreth 200 mijë ushtarë rusë përgjatë vijës kufitare me Ukrainën, që prej muajsh janë në gjendje gatishmërie dhe sipas agjencive amerikane të inteligjencës, Putin mundet çdo çast të urdhërojë pushtimin e vendit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?