Basha paralajmëron arrestime të tjera të ministrave të Ramës
Lulzim Basha: Sic tha dje Rama se nuk mund të lajë duart, as gishtat nga përgjegjësia duke bërë kurban gishtat dhe ministrat, që shumë shpejt do përballen me drejtësinë. Ai me mbiemrin Koka është bishti. Asgjë nuk mund të kishte ndodhur pa nxitjen dhe miratimin e tij
. Kjo është arsyeja se pse Rama e mbylli komisionin dhe e hapi pas faktorit ndërkombëtar. është çështje kohe, e vërteta ka nisur të shpaloset.
Duke folur në nisje të seancës ai u shpreh se “Çfarë u vërtetua në seancën e parë, me gjithë përpjekjet për ta zhurmuar dhe ndërprerë, për ta devijuar? Së pari, pagesat me paratë e shqiptarëve, për të ashtuquajturin incinerator i Tiranës, i cili në fakt nuk ekziston kanë filluar dy vjet para se të nisin punimet. Incenerimi nuk ka nisur, por prej 2018 qytetarët paguajnë 29 euro për ton. Në mes të pandemisë kur e gjithë Bota kishte ndaluar fluturimet, këta kanë faturuar 850 mijë euro fluturime dhe udhëtime. Skemë e pastër e pastrimit të parave. 10 milionë lekë në muaj është rroga e babait të njërit prej deputetëve këtu në këtë sallë, sa 5 deputetë bashkë merr babai I njërit prej jush nga inceneratori i paguar me paratë e qytetarëve, Alqi Bllakos”.
Sipas Bashës “Klodian Zoto dhe Stela Gugallja të dy në kërkim ndërkombëtar, si dhe Mirel Mërtiri kanë ngritur një skemë për të përfituar pagesa gjigande qindra- mijëra euro për konsulencë në kundërshtim të hapur me ligjin. Ndërsa siç e patë administrator aktual i inceneratorit të Fierit që siç e patë, është një ndërtesë bosh, dëshmoi se s’ka marrë kurrë pagën e deklaruar në tatime prej 9 milionë lekë në muaj”.