Ushtari futet mes plumbave për të shpëtuar qenin e plagosur në Kabul

Bota

Një ushtar i forcave speciale ajrore të Britanisë, i cili vrapoi në vijën e zjarrit për të shpëtuar një qen të ushtrisë, është nominuar për të marrë medalje.

Rreshteri i paidentifikuar e zhvendosi qenin e plagosur 50 metra në një zonë shkëmbimesh zjarri në Afganistan. Pasi arriti pranë një helikopteri, ai më pas arriti të bllokonte rrjedhjen e gjakut të qenit duke i shpëtuar në këtë mënyrë jetën.

Qeni ishte dërguar për të nxjerrë jashtë vendit ku qe fshehur një snajperist taleban, por u plagos gjatë aksionit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?