Basha në EPP për Ukrainën: PD mbështet përpjekjet e SHBA dhe BE për zgjidhje diplomatike.

Aktualitet

Kosova, rajoni dhe situata e tensionuar mes Ukrainës dhe Rusisë, ishin pjesë e diskutimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane.

Sa i përket situatës në Ukrainë, Basha theksoi se Partia Demokratike mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për një zgjidhje diplomatike.

“Ne duhet të qëndrojmë krah për krah në aleancën tonë euroatlantike përballë kësaj sfide të rrezikshme jo vetëm për vetë Ukrainën, por edhe për Evropën e me gjerë”,-theksoi Basha, ndërsa shtoi se:

“Lufta nuk duhet të jetë kurrë një opsion, ndaj mbetet detyrë e liderëve politikë të përdorin të gjitha mjetet diplomatike dhe të lënë mënjanë kërcënimet e luftës.”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?