Aktualitet

Spartak Braho zbulon bisedën me Ramën: Nuk i erdhi mirë, por…

Ish-deputeti socialist, Spartak Braho, ka zbuluar kërkesën që i ka bërë kryeministrit Edi Rama lidhur me Vangjush Dakon.

I ftuar në ‘Top News’, Braho është shprehur se dalja e Dakos në fushatë për PS në Durrës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit ka një ndikim negativ.

Referuar kësaj, ish-deputeti ka zbuluar komunikimin që ka pasur me kryeministrin, ku i ka kërkuar këtij të fundit që të hiqte dorë nga Dako dhe të mos e përfshinte në fushatë.

“Dako ka dalë në fushatë për këto zgjedhje. Kam komunikuar me Ramën, i thashë largohu nga Vangjush Dako. E pashë që nuk i erdhi mire. C’e pyet, Dako në fushatë ishte tmerr. Pati në Durrës reagim shumë negative. Durrësi mban vulën e tij dhe kulmi i skandalit është Veliera. Një palo vepër pa kuptim fare”, ka thënë Braho.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania