KAS, shqyrton sot ankimimin e PD për “Shtëpinë e Lirisë”

Aktualitet

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e PD për koalicionin “Shtëpia e Lirisë” mes LSI dhe PDK.

Bëhet me dije se seanca do të nisë në orën 08: 30. Mësohet se relator për këtë çështje nga KQZ është zgjedhdur Ledia Braho.

Kujtojmë që dy ditë më parë PD ankimoi në KAS vendimin e KQZ që miratoi koalicionin e “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit.

Përmes juristit Marash Logu, PD ka depozituar kërkesën për rrëzimin e regjistrimit të këtij koalicioni duke paraqitur dhe disa arsye.

Një nga arsyet ishte që PD kërkon mosnjohjen e këtij koalicioni edhe për shkak të përdorimi të simboleve të saj nga  “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” të Berishës, dhe pse ky komision nuk figuron i regjistruar si subjekt zgjedhor dhe as si  parti politike.

Një tjetër arsye ishte dorëzimi i kërkesës për koalicion nga LSI para se të regjistroheshin si parti.

Mbetet për tu parë se çfarë vendimi do të marrë KAS në lidhje me këtë çështje.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?