Piktori Eldon Luarasi me ekspozitë personale: Portreti i fundit i nënës

Kulture

Piktori Eldon Luarasi ka çelur një ekspozitë personale në galerinë FAB pranë universitetit të Arteve. Në qendër, qëndron imazhi i nënës, Edi Luarasit, me një shikim kumtues e plot dritë.

“Portreti është realizuar një vite gjysmë më parë. Ajo ka dy muaj që ka ndërruar jetë. Është realizuar në vitet e fundit, kur ajo ishte e moshuar. Është pjesë e portreteve të mia, sigurisht është nëna, pjesa më e afërt, intime. Është një portret që mua më pëlqen shumë, ndoshta edhe ngaqë është nëna”, tha ai.
Piktori që ka jetuar dhe ekspozuar për një kohë të gjatë jashtë vendit, erdhi në të parën ekspozitë në Shqipëri, kur prindërit patën arritur majat më të larta të suksesit, dhe dinjitetit njerëzor në dy kohë.

“kam kapur atë gjendjen e saj të asaj periudhë. Mamaja ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm. Ka pasur një mirësi të jashtëzakonshme, përveçse ishte grua e fortë, në intimitetin familjar ka qenë njeri i ëmbël e i dashur”, tha piktori.

 

 

Një piktor si bir i dy artistëve të teatrit, është nxitje e tyre. “Ma nxitën, ma shtynë. Më ndihmuan për të zhvilluar sa më shumë. Sidomos im atë ka qenë shumë pedagog në këtë shtysë”, pohoi ai. Kur prindërit nuk janë më, portretet e tij janë shumëkush. Nën titullin “Rrëfime”, ai sjell portrete, nudo, peizazhe përmes leximit të tij artistik, duke i bërë penelat e tij gjuhë të personazheve.

“Më nxit natyra njerëzore, hulumtimi, raporti., komunikimi me ta. Sepse gjatë procesit ka komunikim me ta. Quhet rrëfime, sepse janë rrëfime. Ata më rrëfejnë mua e unë atyre”, shtoi Eldon Luarasi. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10 shkurt.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?