Aktualitet

Soreca: Tahiri? Shohim sinjale pozitive, presim më shumë nga institucionet e drejtësisë

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca foli nga Korça dhe për vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ndonëse tha se nuk e ka zakon të komentojë procedura në vazhdimësi, ai deklaroi se po të shihen disa nga vendimet e fundit të gjykatësve dhe prokurorëve, shihet një pavarësi më e madhe e gjyqësorit. Ai theksoi se pret më shumë nga institucionet e drejtësisë.

“Nuk e kam zakon të bëj komente për procedura në vazhdimësi apo çështje specifike. Megjithatë po të shihen disa nga vendimet e fundit të gjykatësve dhe prokurorëve atëherë shihet një pavarësi më e madhe e gjyqësorit. Ky është lajm i mirë për konsolidimin e sistemit të drejtësisë.

Ne shohim sinjale pozitive nga puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve. A është mjaftueshëm, jo. Ne presim edhe më shumë nga të gjitha ato institucione që janë të përfshira në sistemin e drejtësisë”, deklaroi Soreca.

Ai folu dhe për zgjatjen e afateve të institucioneve të vettingut, duke theksuar se vota për të është votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

“Është e rëndësishme të sigurohen të njëjtat standarde për procesin e vettingut të gjyqtarëve. Vota për zgjatjen e afatit të vettingut, të ndryshimit kushtetues është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, deklaroi ambasadori i BE.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania