Aktualitet

PD kallëzon penalisht Fatjon Dautin: Person me precendetë të rëndë kriminal

KAON

Partia Demokratike do të kallëzojë  penalisht Fatjon Dautin, i cili theu derën tek selia e Partisë Demokratike.

Në njoftimin e PD thuhet që urdhëri është dhënë nga deputeti Flamur Noka, ndërsa Fatjon Dauti, sipas tyre me precendet të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike

“Partia Demokratike kallëzon penalisht Fatjon Dautin, personin që shoqëronte Sali Berishën dhe ndërmorri akte dhune në selinë e Partisë Demokratike.

Pas analizimit të pamjeve filmike rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precendetë të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike. Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave”thuhet në njoftim

https://www.facebook.com/watch/?v=872497130087217

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?