Bilanci i 100 ditëve të qeverisjes së mandatit të tretë, Rama mbledh ministrat
Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një mbledhje sot kabinetin qeveritar për të bërë një analizë mbi punën e bërë në 100 ditët e para të qeverisjes.
Që prej orën 09:30, kreu i qeverisë ka mbledhur ministrat në vilën qeveritare, ku ministrat do të japin llogari para Ramës.
Gazetari Ergys Gjençaj pohon për BalkanWeb se fokusi kryesor janë pandemia dhe procesi i rindërtimi.
Kjo analizë e punës së qeverisë vjen një ditë pas Samitit të “Ballkanit të Hapur” që u zhvillua në Tiranë me pjesëmarrjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, ku u nënshkruan edhe 5 marrëveshje.
Total 0 Votes
0
0