Tragjedia në Bullgari/ Zbardhet misteri i pasagjerit arab në autobusin e djegur

Bota Rajoni

Shadi Nauf al-Sadeh, udhëtari ‘misterioz’ me origjinë arabe, i cili ishte në listën e të mbijetuarve në një spital në Sofje, është shfaqur në mediat bullgare duke thënë se nuk ka lidhje me aksidentin tragjik ku humbën jetën 46 shqiptar nga Maqedonia e Veriut  dhe se gabimisht është futur në listë.

Al-Sadeh, një shtetas bullgar, tha se ishte në spitalin Pirogov sepse i ishte thyer krahu dhe nuk e dinte pse ishte shkruar emri i tij, raportoi  media bullgare BNT.

Sipas këtij televizioni, gabimi ka ndodhur në spitalin “Pirogov”, sepse ka pasur mospërputhje mes listës së të lënduarve në aksident dhe listës së pjesëmarrësve në udhëtimin e kompanisë turistike maqedonase.

Konfuzioni mbi emrin e Shadi al-Saleh në listë ndezi shumë spekulime se kush ishte “pasagjeri i tetë” misterioz që i mbijetoi përplasjes.

Një dyshim i tillë është ngritur dje në konferencën për media të Prokurorisë Publike Bullgare u tha se nga autobusi u nxorrën 44 trupa, ndërsa 8 nga udhëtarë mbijetuan.

Më parë ishte raportuar se në aksident kishin vdekur 45 udhëtarë

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?