Rama përkujton fatkeqësinë e tërmetit dhe ringritjen pas tij

Aktualitet

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka përkujtuar sot në rrjetet sociale, tragjedinë që goditi popullin shqiptar më 26 nëntor 2012. tërmetin 6,2 ballë që shkaktoi vdekjen e 51 qytetarëve, dhjetëra fëmijëve midis tyre si dhe mijëra të plagosur e të mbetur pa strehë.

“Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet  – shkroi Rama në Fb – dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa ndroje se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj.

Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur.”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?