Nis mbledhja e shtatë e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës

Aktualitet Politike

Ka nisur mbledhja e parë mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, pas krijimit të kabineteve të reja qeveritare që u prodhuan nga zgjedhjet. Ashtu siç u tha edhe dje, mbledhja e përbashkët e cila po zhvillohet në qytetin e Elbasanit, nisi në orën 10:00.

Ka qenë zoti Rama, si i zoti i shtëpisë ai që priti kryeministrin Kurti, madje u ofrua që t’i mbante edhe çadrën, për shkak të motit me shi. Pasi u ulën në sallën e mbledhjes, kreu i qeverisë shqiptare i uroi mirëseardhje homologut të tij dhe kabinetit qeveritar ‘Kurti’. Mes të tjerash ai tha se shiu i sotëm shpreson që të jetë ogur i mirë.

“Do kishim dashur që t’ju prisnim me diell, por shpresoj që gjithë ky shi, gjithë këto pika që kemi mbi kokë të jetë ogur i mirë. Ky është takimi 7 mes dy qeverive”, -tha Rama

 

 

CFARE PARASHIKOHET TE NDODHE
Gazetari Ergys Gjençaj në një raportim live për ‘News24’ nga Elbasani tha se kjo është mbledhja e 7 e përbashkët që mbahet mes dy qeverive, ndërsa e para u zhvillua në vitin 2014 në Prizren. Gjençaj tha se mbledhja e sotme mbart një rëndësi të veçantë, pasi pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshje për bashkëpunim, ku fokusi është te çështjet ekonomike. Një tjetër çështje që pritet të diskutohet është edhe ftesa që kryeministri Rama do t’i bëjë homologut të tij Kurti, që Kosova të bëhet pjesë e nismës ‘Open Balkan’

Po ashtu, është parashikuar që të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp nga dy kryeministrat.

AXHENDA
09.45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës

10.00 – Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (Regji + të gjitha mediat)

Në mbërritje, Kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga Z. Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë

Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë

10.10 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Regji)
11.20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare (Regji)
11.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave (Regji + të gjitha mediat)
12.05 – Foto e përbashkët(Kameraman dhe fotograf zyrtarê)
13.10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë(Regji)

Bashkëbisedim i Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Kryeministrit të Kosovës, Z. Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?