Rama: Brenda dhjetorit, të gjitha shërbimet do të jenë online

Politike

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se, brenda dhjetorit, të gjitha aplikimet për dokumente dhe shërbime të tjera, qytetarët do të mund t’i marin ‘online’ .

Po ashtu, qytetarët mund të denoncojnë për ndërtime pa leje, ndotjen e mjedisit dhe probleme të tjera që konstatojnë në terren.

Rama tha se kjo do të reduktonte në maksimum rradhët e gjata për qytetarët si dhe do të ulte rryshfetin brenda administratën publike.

Ajo çka ne do të garantojmë në vijim, dhe është ambicia e këtij mandati, është të sigurohet jo vetëm mbyllja e sporteleve që ofrojnë shërbime me rradha dhe kontakte të drejtëpërdrejta me punonjësit e administratës ku futet dhe ryshfeti e vonesa, por të garantojmë që qytetari të bëjë kërkesën dhe i gjithë dokumentacioni mbështetës për të marrë një certifikatë, të garantohet brenda sistemit të digjitalizimit të shtetit. Një qytetar mos të shkojë në 17 zyra për të marrë një dosje. Kadastra digjitale është në një proces të avancuar. E dimë se çfarë marrëdhënie është çështja e marrjes së letrave të pronësisë, me dixhitalizimin përfundimtar, dhe Kadastra do të aksesohet online dhe do jetë pa sportele” – tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?