Basha: Mashtrime të qeverisë, Shqipërisë ju shtuan 200 mijë të varfër

Politike

Lulzim Basha: Buxheti i shtetit tregon atë që një qeveri është apo nuk është, tregon vizionin apo mungesën e një vizioni në qeveri, prek drejtpërdrejt jetën tuaj e të fëmijëve tuaj. Pse kjo seancë mbart një rëndësi të veçantë? Këtu vendosin se si dhe sa do të nxjerrin e shtrydhin nga xhepat tuaj e çfarë do të bëjnë me këto para. Javën që shkoi keni ndjekur deputetët e Opozitës në komisione ku kemi kundërshtuar hapat e ndërmarrë në lidhje me buxhetin, bashkë me në kanë kundërshtuar dhe dhomat e tregtisë e konfidustrian.

Nuk ka kompani e shqiptar që ta mbështesë këtë projektbuxhet. Fletët e prindtuara që ua sjellin deputetëve këtu e që u kërkojnë t’i votojnë nuk reflektojnë asgjë nga hallet tuaja. Shqipërisë i janë shtuar deri në 200 mijë të varfër, janë jetë të shkërmoqura, të papërfaqësuar në librat e qeerisë. Nuk duhet të jesh ekonomist, apo ekspert financash, që të kuptosh se si në traditën tuaj më të keqe, këmbëngulni në mënyrë tinëzare ta vendosni buxhetin e shtetit në funksion të klientëve të qeverisë, Nëpërmjet PPPve, që përsëri bëjnë motin e mirë e të keq në ekonominë shqiptare, ndërkohë gjithcka tjetër është një përpjekje për të gënjyer me indeksime vrapin e pandalshëm të cmimeve.

Të cmieve që vrapojnë dhe parakalojnë gjasme-indeksimin e vobektë e rrogave dhe pensioneve. E ndërkohë, për këtë valë të madhe të njerëzve të zhytur në varfëri dy vitet e fundit, që i shtohet atyre që nuk e kanë kërkuar shpëtimin nga mjerimi npërmjet largimit nga vendi, nuk ka asnjë plan nga ju. Pasi deri më tani plani kryesor që keni bërë të ditur është hapja e thesit për të dyshuarit e zakonshëm, oborrtarët e koncesioneve. Ndërsa radhët e gjatë të njerëzve në vështirësi ekonomike, që përballen me pamundësinë për të shtruar sofrën për veten dhe fëmijët e tyre, Të atyre që përditë shënojnë emrat në listat e pafundme të borxheve nëpër ushqimoret e Shqipërisë, mbeten të braktisurit e mëdhenj, sepse asgjë nuk është parashikuar për ta. Sepse po menduat për ta, rrezikoni që vitin e ardhshëm të mos jepni dot 113 milionë euro për PPP-të e klientëve tuaj. Një shifër 5 herë më e lartë se fondi i parashikuar për indeksimin e pensioneve, Ose 3 herë me e lartë se fondet vjetore që ndahen për ndihmën ekonomike për familjet në nevojë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?