Gruaja e Erion Veliaj me fustan 6 mijë e 990 dollarë.

Aktualitet

Zonja e parë e Tiranës, gruaja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka bërë një zgjedhje të veçantë për veshjen e saj me rastin e inagurimit të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Ajola Xoxa është fotografuar teksa parakalon në tapetin e kuq, veshur me një fustan të zi e me një dantellë të tejdukshme tek supet. Fustani është i markës ‘Oscar de la Renta’ dhe është kapur me ofertë nga gruaja e kryebashkiakut të Tiranës, e cila sipas çmimit që mban fustani në faqen zyrtare, ka paguar 2 mijë e 759 dollarë.

Nga të dhënat e lëna nga vetë shtëpia e modës, bëhet me dije se fustani më herët ka qenë afro 7 mijë dollarë (6 mijë e 990), por tashmë gjendet dhe me ulje, më shumë se 50 përqind. Nuk dimë të themi nëse zonja e Veliajt ka përfituar nga oferta dhe e ka marrë me ulje veshjen e markës luksoze apo e ka porositur më herët kur ka pasur çmimin zyrtar, 6 mijë e 990 dollarë.

Fustani në faqen zyrtare

Kjo nuk është hera e parë që Ajola Xoxa bie në sy të mediave për fustanet dhe shijen e shtrenjtë që ka. Më herët, ajo është shfaqur e veshur me një fustan të “Dolce & Gabbana” që kushtonte rreth 2 mijë dollarë, më saktë 1985. Vetë Xoxa deklaroi se ia kishte qepur gjyshja, por faqet e rrjeteve sociale zbuluan çmimin e vërtetë të fustanit të saj.

(F.m/Dosja.al)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?