Policia qëllon me plumba gome protestuesit që kundërshtojnë vaksinimin e detyruar

Bota

Zemërimi i qytetarëve të Melbourne në Australi kundër masave shtrënguese ndaj pandemisë së koronavirusit duket se po arrin në nivelet më të larta.

Të lodhur nga disa prej masave më të forta të izolimit që zgjasin prej pothuajse nisjes së pandemisë, qindra qytetarët dolën sërish në rrugët e qytetit australian për të disatën ditë dhe u përleshën sërish me policisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kësaj here, protestuesit ishin zhvendosur në zonën e Monumentit të Luftës së Australisë, ku hasën edhe kundërpërgjigjen e ashpër të forcave të rendit.

Plumba gome dhe gaz lotsjellës pati në drejtim të protestuesve të cilët ishin të papërgatitur, duke kujtuar se policia nuk do të guxojë të shkelë kujtimin e të rënëve në luftë.

 

Protestat në Australi janë intensifikuar më shumë pas vendimit të qeverisë për të bërë të detyrueshëm vaksinimin anti-Covid në disa sektorë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?