Grabiti rreth 30 mijë në një apartament në Bari, arrestohet vëllai i ish-futbollistit të Kombëtares italiane

Bota Sport

Giovanni Cassano, vëllai nga babai i ish-futbollistit të kombëtares italiane, Antonio Cassano është arrestuar pasi akuzohet pëe vjedhje për grabitjen e një apartamenti në Bari.

Sipas mediave italiane, ai u arrestua nga karabinierët pas një vjedhje prej 30 mijë eurosh në një apartament në Sannicandro. 49-vjeçari, tashmë akuzohet për vjedhje të shumta në disa apartamente, shkelje të shumta të mbikëqyrjes speciale të cilit i është nënshtruar, posedim të pajustifikuar të mjeteve vjedhëve, përdorim të targave fallco dhe lëvizje pa patentë.

Hetimet filluan 10 qershorin e kaluar pas një vjedhje bizhuterish në një apartament në qendrën historike të Sannicandro. Nga analiza e kamerave të vëzhgimit me video doli se Giovanni Cassano po ngiste makinën gri të përdorur, dhe u identifikua nga një tatuazh dhe nga pamja e tij fizike. Makina u gjet nga karabinierët e Kompanisë Modugno në një zonë private në rrethin San Paolo të Barit. Brenda automjetit kishte mjete vjedhjeje, një skarë, një kazmë, një cilindër me një mikser të përdorur për të prerë kasafortën dhe një bllokues për të penguar çdo GPS

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?