Meta: Tragjeditë e së shkuarës janë të destinuara të përsëriten

Aktualitet

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka përkujtuar Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare. Meta shprehet se kjo ditë na sjellë në vëmendje jetët e pafajshme të martirizuara në emër të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzore.

POSTIMI I PLOTË:

Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit na sjell sot në vëmendje jetët e pafajshme të martirizuara në emër të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor, dhembjet dhe sakrificat e mijëra të burgosurve e të persekutuarve, të mbijetuar të terrorit, krimeve dhe shtypjes në kampet e vdekjeve dhe internimeve. Nderimi i kujtimit të tyre duhet të ushqejë angazhimin tonë të përbashkët dhe të pandalshëm për të zhvilluar, mbrojtur dhe respektuar demokracinë, të drejtat dhe liritë e njeriut, për të mos e ndalur luftën ndaj shfaqjeve të sotme të autoritarizmit, intolerancës, përjashtimit dhe ekstremizmit. Sepse siç na ka mësuar përvoja njerëzore, tragjeditë e së shkuarës janë të destinuara të përsëriten nëse e harrojmë historinë. Vetë integrimi europian ka në themel aleancën e popujve të lirë kundër diktaturave dhe regjimeve hibride

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?