Mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike/ Basha pritet të bëjë ndryshime thelbësore
Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë e PD. Në orën 11:00, pritet të miratohet metodologjia e analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për zgjedhjet e 25 prillit.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë do të vlerësohet nëse do të jenë të nevojshme ndryshimet statutore dhe nëse organet e tjera të partisë do kalojnë apo jo në zgjedhje.
RENDI:
1. Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për zgjedhjet e 25 Prillit
2. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.
Kryesia mblidhet sot për herë të parë pas rikonfirmimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së. Basha u shpall zyrtarisht fituesi i zgjedhjeve të 13 qershorit në PD duke marrë një mandat të tretë për drejtimin e partisë për 4 vitet e ardhshme. Ai mori 32,882 vota ose mbi 80% të votave, teksa pas tij më i votuari ishte Agron Shehaj, me 6038 vota, e treta ishte Edit Harxhi me 983 vota, ndërsa i fundit në renditje nga numri i votave të siguruara u rendit Fatbardh Kadilli i votuar nga 781 anëtarë.