Jahti i artë i manjatit rus, kushton 255 mijë euro një javë qera
Ngjyra e saj e artë, e cila reflektohet në ujërat blu të detit në Mykonos i ka mahnitur të gjithë me bukurinë e saj. Jahti Khalilah u bë objekt diskutimi, por pak dinë për pronarin e jahtit luksoz, i cili madje e ka nxjerrë atë në shitje për 28.5 milion euro.Por derisa ta shesë, ai e jep me qira me një kosto prej 255,000 deri në 265,000 euro në javë, varet nga sezoni.
Jahti është i gjatë 49 metra dhe i gjerë 11 metra, ndërsa shpejtësia e tij e zakonshme është 20 nyje dhe mund të strehojë 11 pasagjerë në pesë suita.
Khalilah është në pronësi të manjatit rus Alexei Golubovich. Emri i tij mund të mos thotë shumë, por në Rusi , por edhe në Londër, ku ai jeton, ai ka reputacionin e “mbretit të naftës” pasi ishte CEO dhe aksioneri i naftës Yukos, e cila ishte kompania më e madhe e naftës në Rusi, deri në vitin 2004 kur u ble nga Gazprom. Alexei Golubovic ishte larguar nga Yukos në fillim të vitit 2001 pas njoftimeve për një atentat ndaj gruas së tij asokohe, Olga Mirimskaya, e cila ishte përgjegjëse për departamentin e produkteve të Yukos.