“Copa America” / Brazili i pamëshirshëm, shpartallon Perunë
“Selecao” nuk ka të ndalur dhe tani e shikon veten në çerekfinale të “Copa America”. Pas fitores 3-0 kundër Venezuelës, “La Seleçao”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, zgjidhi lehtësisht një lojë që Neymar e udhëhoqi përsëri, duke shpartalluar edhe Perunë. Alex Sandro (12’), Neymar (68’), Ribeiro (90’) dhe Richarlison (93’) ishin autorët e golave të shënuar për Brazilin.
Pas kësaj fitoreje, Brazili ngjitet në kuotën e 6 pikëve në grupin B të “Copa Amerika”, duke siguruar pjesëmarrjen e saj në çerekfinalet e këtij eventi. Ai ndiqet nga Kolumbia në vendin e dytë me 4 pikë dhe Venezuela me 1 pikë në vendin e tretë. Ekuadori dhe Peruja pa pike mbyllin renditjen e grupit.
Sonte, në orën 23:00, do të përballen Kili me Bolivinë, ndeshje kjo e vlefshme për grupin A, që kryesohet nga Paraguaji me 3 pikë pas një ndeshjeje.