Poezi

Paraja

Nga Philip Larkin

Çdo tre muaj kështu, paraja më qorton:
përse më lë këtu të qëndroj fare kot?
Jam ajo që s’e ke pasur kurrë për mall dhe seks.
Ende mund të nxjerrësh diçka duke shkruar disa çeqe.

I shikoj të tjerët, çfarë bëjnë me të tyret:
Ata me siguri nuk i mbajnë në sëndyqe.
Tani kanë një shtëpi të dytë, makinë dhe grua:
e qartë se paraja ka të bëjë me të jetuarit.

Në fakt, ato na duhen të gjithëve, nëse heton:
s’mund ta shtysh rininë derisa të dalësh në pension,
megjithëse shtrëngon vidhën, paratë që kursen
në fund me një blerje t’i rruajnë menjëherë.

Dëgjoj tingëllimën e parave, si të shikosh nga lart
nga dritaret e gjata të reja një qytet provincial.
Lagjet e varfëra, kanalin, kishat e stolisura dhe rrëmbyese
në diellin e mbrëmjes. Është jashtëzakonisht trishtuese.

Përkthyer nga Kujtim Morina.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?