Poezi

Të Mashtruarit

Për këtë poezi, thuhet se Margaret Theçër e pati pyetur njëherë poetin. Imagjinoni që një politikan i joni të pyesë një poet të njohur për ndonjë poezi të tij. E quajnë komplet demode.

Të Mashtruarit

Nga Philip Larkin

“Natyrisht se isha droguar dhe kaq rëndë sa nuk më erdhi vetëdija deri mëngjesin tjetër.
U lemerisa kur e kuptova se isha rrënuar dhe për disa ditë isha e pangushëllueshme
dhe qaja si një fëmijë që do të vritej apo kthehej prapë tek tezja” — Mayhew, London Labour and the London Poor.
(Ky pasazh vjen nga një grua e re që ishte përdhunuar, shënim i përkthyesit).

Megjithëse kaq e largët, mund ta ndjej brengëne
hidhur dhe e ashpër me nyje, ai të bëri ta gëlltitëshdrita
e rastësishme e diellit, ritmi i shpejtënga zhurma e rrotave
jashtë në rrugë, i bezdisurku Londra e nusëruar përkulet
në mënyrë tjetërdhe drita, e papërgjigje, e gjerë dhe e gjatë
e pengon varrën të shërohet dhe nxjerrturpin nga skuta.
E gjithë dita vjen përtace,mendja jote si një sirtar thikash hapet.

Lagjet e varfra, vitet, të kanë groposur.
Nuk do të guxoja të të ngushëlloja nëse do të mundja.
Çfarë mund të thuhet,përveçse vuajtja është e përpiktë por
kur bëhesh rob i dëshirës, leximet dalin të gabuara?
Sepse vështirë të të shkonte në mendjese ti ishe më pak
e mashtruar, mbi atë shtrat, sesa ishte ai, duke u penguar pa
frymë nëpër shkallë për të shpërthyer në epsh në garsonieren e shkretë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania