Ikin investitorët, mbyllet fabrika e këpucëve me 2000 punëtorë në Kamëz
“Mbyllet fabrika me 2000 punëtorë në Kamëz!” Kështu deklaron ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook.
Berisha ka denoncuar ikjen e investitorëve të një kompanie këpucësh në Bathore-Kamëz, duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital.
Sipas mesazhit të ish-kryeministrit, fabrika po mbyllet, pasi ndërtesën do ta përdorë kryebashkiaku socialist Rakip Suli për të hapur biznesin e tij me gips dhe elektronikë.
“Ikin investitoret, Mbyllet fabrika me 2000 puntore ne Kamez!
Narokokryetari Suli akuzohet se do marre ndertesen per firmen e tij!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Doktor Berisha. Nje fabrike kepucesh ne bathore kamez tirane me 2000 punetore po mbyllet me 1 nentor. Fati I punetoreve eshte ne rruge. Rakip Suli po hap rrugen qe te sjelle ne ndertese firmen e vet te elektronikes dhe gipsit. Ju lutem anonim”, shkruan Berisha.
