Aktualitet

Si i “ringjalli” Fatmira Hajdari dy të vdekurit, për t’i dhënë Linda Ramës tokën e tyre në Surrel

Në media është publikuar një dokument që provon se gjyqtarja Fatmira Hajdari, nëna e deputetes së opozitës parlamentare, ka favorizuar familjen e bashkëshortes së kryeministrit, Linda Rama, duke i dhënë një tokë, e cila ishte në pronësi të dy personave që kishin ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për tokën në Surrrel të Tiranës, ku kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, kanë ndërtuar sarajet personale, ku sipas ekspertëve vetëm kostoja reale e ndërtimit kap shifrën e 400 mijë eurove.

Afera është denoncuar nga gazetari opozitar, B. Çollaku, sipas të cilit kjo sipërfaqe toke është përfituar nga familja e Linda Ramës, pas një vendimi abuziv dhe me falsistete të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Ky vendim është dhënë në kohën kur Rama ishte futur në muajin e katërt, të mandatit të dytë të pushtetit.

Sipas asaj që shkruan “Pamfleti”, mamaja e Rudinës, që “urren” drejtësinë e vjetër dhe po “lufton” për drejtësinë e re/ Këpucarja nga Librazhdi, u bë gjyqtare, duke kaluar nga klasa e 8-të e 1 vit kurs profesional në ish-Shkollën Komunale të ustallarëve, pasi përdori deftesë false të shkollës së mesme, me notë mesatare 9.8; e nëpërmjet saj, skenaristi i ekzekutimit të burrit e katapultoi në Fakultetin Juridik, për ta emëruar në postin Drejtore e Licensave të Noterëve në Ministrinë e Drejtësisë dhe gjyqtare në Shkallën e Parë e në Apel.

Në seancën gjyqësore fundore, të marrjes së Vendimit nr 2726, datë 28.12.2017; palën kundërshtare, konkretisht Fadil Toptani e Xhemile Toptani; të paditur nga Sulejman Basha, babai i Linda Bashës dhe vjehrri i kryeministrit Edi Rama; trupa gjykuese e Apelit, i ka quajtur “Palë në mungesë, nuk kanë pranuar të paraqiten në seancë”, kur realisht, ata kanë qenë të vdekur 3 e 7 vite, para zhvillimit të procesit gjyqësor.

Në denoncim faktohet, se babai i bashkëshortes së kryeministrit, kishte humbur gjyqin (tokën) në Gjykatën e Shkallës së Parë; por pas ligjit për nisjen e “Veting”-ut në drejtësi, në datën 28.12.2017, ai e fitoi tokën në Gjykatën e Apelit, ku nga treshja gjykuese; të vdekurit u paraqitën si të gjallë, që kishin refuzuar të merrnin pjesë në procesin gjyqësor dhe në seancën e marrjes së vendimit.

Mirëpo, as PD nuk e përmend fare si fakt skandaloz e në asnjë media opozitare, nuk po thuhet, se këtë “ri-ngjallje” të vdekurish dhe këtë vendim gjyqi në favor të familjes kryeministrore; e ka bërë Fatmira Hajdari, mamaja e deputete Rudinës, që “urren” drejtësinë e vjetër dhe po “lufton” për drejtësinë e re.


Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?