Balla/ Nuk kemi menduar pasardhës për presidentin Meta”

0

Pasi Komisioni i Venecias ‘foli’ përmes një opinioni final për faktin nëse Ilir Meta kishte shkelur apo Kushtetutën me vendimin për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, maxhoranca nuk tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi se Komisioni i Posaçëm i Hetimit për shkarkimin e Metës duhet të vijojë punën, brenda afateve që janë vendosur nga Kuvendi. Teksa u pyet në lidhje me faktin nëse maxhoranca e ka një tjetër kandidat që mund të zëvendësojë presidentin Meta, Balla tha se ende nuk është menduar se kush do të jetë pasardhësi. Po ashtu ai tha se fjala e fundit për të vendosur nëse Meta do të shkarkohet apo jo e ka Gjykata Kushtetuese.

“Kuvendi është një prej hallkave në proces, Kushtetuesja është ajo që thotë fjalën përfundimtare. Padyshim opinioni i Venecias ka konkluduar se kemi të bëjmë me shkelje të kushtetutes ne veprimin e Presidentit. Kuvendi siç thotë edhe Venecia, do të vlerësojë nëse shkelja është e rëndë sipas nenit 90 e më pas vlerësimin e saj e bën vetëm Gjykata Kushtetuese. Komisioni duhet të kryejë punën e caktuar, pas afateve që i është vënë nga Kuvendi. Kam qenë një nga 55 firmëtarët që kanë kërkuar shkarkimin e Metës. Komisioni i Posaçëm Hetimor që po heton presidentin ka një plan hetimor dhe ka dëgjuar personin nën hetim. Ka marrë ose do të marrë edhe opinionin përfundimtar dhe do të dalë në përfundim me konkluzionin përfundimtar. Fjalën e fundit e thotë Gjykata Kushtetuese. Certifikimin e saj e bën vetëm ky institucion. Nuk kemi menduar pasardhës për presidentin Meta”, tha Balla.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author