Nga dita e nesërme do të mbyllet sinjali analog në Tiranë dhe Durrës.

Aktualitet

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më parë, sot është dita e fundit e transmetimeve analoge në këto dy qarqe, ndërsa për qarkun e Vlorës do të shtyhet për një datë tjetër, e cila nuk bëhet me dije.

Vendimi i marrë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) parashikon që kanalet televizive të shihen vetëm përmes transmetimeve digjitale.

Tashmë qytetarët nuk kanë më asnjë të drejtë për të parë kanalet televizive, ndërsa ky proces është zhvilluar më parë në qarqet e Fierit, Beratit dhe Korçës dhe do të vijojë edhe në qaqet e tjera.

Të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me dekoder digjital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?