Meta relaksohet me macet në plazh dhe ka një mesazh. VIDEO

0

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar një video të dytë sot, larg asaj me një mesazh të mprehtë politik që postoi më herët. Kësaj radhe Presidenti shfaqet me një tufë macesh, që i ledhaton.

“Një mëngjes me një “buqetë” macesh, gjithmonë relaksues! – tregon Meta në video. – Ato janë të dashura dhe ledhatare. Por ka edhe ndonjë guximtare që ngjitet lart, pa llogaritur rrezikun në kthim. Unë qëllova aty, për t’ia bërë të lehtë zbritjen. Ju uroj një fundjavë të këndshme dhe të mbarë!” përfundon kreu i shtetit.

Nisu nga fakti se nuk është hera e parë që Meta përçon mesazhe dhe të kësaj natyre, na lind pyetja: Kush të jetë “macja guximtare, që ngjitet lart pa llogaritur rrezikun në kthim”? Ka diçka këtu apo…?!

© SYRI.net

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author