“Nënë më duhen njëmijë vjet”-Poezi nga Brunilda Mustafa.
Nënë më duhen njëmijë vjet
————————————-
Prek me sy
rrudhat e tua
si fryme flladi
agavien mbi det
dashuria me e bukur ne to eshte shkruar
ta kuptoja
duhet te kaloja njemije vjet.
VEÇ TE IKNIM…
kur vdiq diktatori
therrmohej frika
ngjishej loti ne lot
hijet lepinin hijet
njerezit pesuan amok…
SHUHE TI I GJALLE
Shuhe ti i gjalle
flaken e fundit .
erresires do gerrmoje …
te vdekurit e mi.
drite e pafikur…
RRATHËT…
Rrathet e ujit,
i takojne
prekjes se guralecit,
ashtu si rrahjet e zemres
i takojne,
prekjes se syrit…
FISHEKË NË PAJË
Fishek ne paje
ligji yt
kodi i nderit
rrjedhje gjaku
gjurmet i le tek syte e bijeve e bijeve te lindura
gjurme vrasesish
ne kodin e gjakut te tjetersuar
ne kodin e gjaksit
Ti komb i lartesive
ku piskame e shqiiponjes tu be ze i mushkerive
ti komb
me fishekun ne paje
ti krenari mjerane e barbarise se shkuar
rrjedhe si gjaku i plageve te turpit
ti jehona e thepeve te virgjera
fishekun ne paje percjelle dasmave
bijave
ta kall daten edhe atje ne fshehjen e kohes qe iken
vi e zbres ne Hadin e vdekjes
sy me sy
ta bluaj zemren e shemtise
me duart e bijave te vdekura…
i fundit fishek ne paje,
ne temthin e krenarise tende shqiptar
po e terheq skandalin
vdise
ne dashurite si piskame e shqipes
ne timbane te veshit te ashtit te vjeter
MES DY KUFIJVE
Mes dy kufijeve kam mbetur,
me emer te huaj ,
e huaj.
kam qare per te gjalle
kam qare per te vdekur…
dy kufije,
ne nje lote tretur…