Aulon Kalaja/ Politika gjermane mbështet opozitën

Aktualitet

Sipas meje, politika gjermane mbeshtet opoziten. E kane thene disa here dhe vazhdojne te jene ne krahun e qytetareve shqiptare. Eksponente te shumices gjermane kerkuan shtyrjen e votimeve te 30 qershorit, per shkak qe ne to, te merte pjese dhe opozita.
Une mendoj se edhe Ramen e kane mbeshtetur fillimisht, por kur deshtuan disa operacione te sherbimeve partnere, nder to dhe gjermanet, per shkak se dekonspiroheshin tek trafikantet nga njerezit e besuar te Rames, dicka u thye ne keto mardhenie.

Me vone plasi droga tek “dosja Xibraka” dhe dihet fort mire kush eshte implikuar aty. E me vone, doli qe Ministri i Puneve te Brendeshme akuzohej per trafik nderkombetar droge. Procesi i kanabizimit te Shqiperise, nuk kaloi lehte tek sherbimet gjermane. Ndersa mardhenieve me Merkel ia vuri vulen vete Rama, kur ishte pro ndarjes se Kosoves dhe kur behej gaztori i Europes me barsoletat qe tregonte.
Gjermanet u bene me opoziten edhe pse e pane se sa vota mori Rama ne 30 qershor, kur mundohej te vidhte vetveten, diten per diell. Shtonte vota dhe shpikte tabela rezultatesh imagjinare, ashtu sikurse behen petullat me uje. Po ashtu e mbeshteti me shume opoziten, kur protestat qytetare tejkalonin njera-tjetren me masivitet.

Gazeta me e madhe e Europes, “BILD” publikoi video-pergjimet te dosjeve “184 dhe 339” qe nese hetohen rrezojne qeverine. Qeveria gjermane ka sjelle nje ambasador te ri ne Shqiperi…

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?