Milo pas takimit me Metën/ Ramë dakord për një datë të re zgjedhjesh
Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo dhe njëherësh aleat i kryeministrit Rama ka folur pas takimit me presidentin Ilir Meta.
Milo duket se ka rënë dakord për nëj datë të re zgjedhjesh, pasi tha para gazetarëve se respekton vendimin e Metës, teksa deklaroi se është në tagrin e presidentit të vendosë një datë të re zgjedhjesh.
‘Bëmë diskutim për gjetjen e një zgjidhje për krizën që po duket se po thellohet.
Refuzimi i ftesës nga Rama është çështje e kryetarit të Partisë Socialiste, unë jam kryetari i PDS-së dhe PDS respekton vendimin e Presidentit të Republikës. E rëndësishme është të gjendet një gjuhë e përbashkët dhe të ulen palët për gjetjen e një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur.
Nuk di për një datë të re zgjedhjesh, por Presidenti i Republikës është në tagrin e tij ta bëjë një gjë të tillë’, tha Milo.
Ndërkohë kujtojmë se kryeministri Edi Rama e refuzoi publikisht ftesën e kreut të shtetit duke u shprehur se ishte i zënë me fushatën.