Qetëson Patozi/ 30 qershori do të jetë një ditë e zakonshme zgjedhjesh.
Patozi eshte shprehur se 30 qershori do të jetë një ditë e zakonshme zgjedhjesh, një ditë demokracie.
‘Ne ofrojmë të kundërtën e Rilindjes, ofrojmë një model ku vlerat qytetare, vlerat kombëtare nuk nëpërkëmbën, ku kryetari i qeverisë, i partisë dhe i bashkisë nuk është zoti por është një shërbëtor i shtetit.
Për ca na akuzojnë ne sot? Na akuzojnë pse marrim pjesë në zgjedhje. Po pse qenka problem të marresh pjesë? Problem është mos marrësh pjesë në zgjedhje.
Njëra palë thotë që 30 qershori është festë duhet të bien sazet, ndërsa të tjerët thonë që është dita e kiametit. Është ditë e zakonshme ku shqiptarët duhet të ushtrojnë vullnetin e tyre për të votuar. Nuk do të ndodhë asgjë e jashtëzakonshme nuk do të bëhet kiameti’, u shpreh Patozi nga Vlora.