Ku po shkojmë?
Nga Perparim Peposhi
Është një pyetje që ia bëj vetes thuajse çdo mbremje kur ulem e shfletoj stacionet televizive, me këtë bie në gjumë. Por kjo pyetje më zgjon nga gjumi thuajse çdo mëngjes. Ku po shkojmë ? Ka mbetur thuajse një muaj nga data e votimeve…Po, çfarê do të ndodh gjatë këtyre ditëve, po më 30 Qershor, a do ketë votime apo konfrontime? Mendoj që është një pyetje që nuk më shqetëson vetëm mua si qytetar i këtij vendi, por edhe ju, thuajse të gjithëve…Pse duhet te shkelim dy herë ne të njëjtën rrugë të gabuar, mendoj se nga gabimet duhen te nxirren mësime e jo të përsëriten. Politikan të “dashur” boll kusure ka mbajtur ky popull nga ju, biles ju ka duruar shumë, e keni mashtruar, dhunuar, helmuar në pikë të mëngjesit akoma pa i hapur sytë, e keni vrarë fizikisht dhe shpirtërisht…
Ai nuk mund t’ju mbaj kalistrup gjitmonë ju. Të“dashur” politikan, për të mirën e këtij populli të paktën një herë të vetme zbritni me këmbë në tokë, prekeni realitetin me dorë, e mos e shikoni nga zyra e kolltukofagut.. Durimi e ka një kufi, varfëria është shtuar, zemrata êshtë rritur, ka vajtur aty ku s’mban më e po ju mori haka e tyre mbrapa nuk do gjeni skutë ku të futeni…. 6 vjet pritëm që do të sjellnit ndonjë ndryshim, por sot jemi me një asgjë Gjatë këtyre viteve kemi mbartur mby kurriz taksat vetëm në rritje, kemi paguar oligarkët që ti z.
Kryeministër nuk bën dot pa ata, ama na e ke ngulur thikën thellë dhe e rrotullon sa majtas djathtas që të na prekësh aty ku ne sdurojmë dot më, por jo, jo z. Kryeministër ti do të na marrësh dhe shpirtin, por atë s’ta falim dot ty, jo kurrë, dhe për këtë ne do reagojmë, do reagojmë aq shumë që as ty s’të shkon në mendje, ndaj reago sa nuk është vonë. Ne nuk kemi çtë humbasim, ndaj në je burrë dhe nëse nuk reflekton, më 25 Maj na prit, nuk do të vijmë tê të lutemi Rama ik, jo jo, por Ta shporrim Edi Ramën !