SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Lleshaj kërcënon nga Korça/ Kush guxon të sabotojë votimin , do të ndëshkohet.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është shprehur i nga Korça se zgjedhjet e 30 Qershorit do të zhvillohen.

Sipas Lleshajt policia duhet të kujdeset për sigurinë dhe kush saboton votimin do të japë llogari para ligjit.

‘Në 30 qershor është i ftuar të votoje për të vendosur se kush do e drejtojë në nivel lokal fatin e tyre. Pavaresisht stuhisë që ndodh në Tiranë, qeveria shqiptare është e angazhuar të garantojë që populli të ushtrojë votën. Zgjedhjet janë të qytetatëve, jo të qeverisë. Përgjegjesia tonë është gjenerimi i listave të zgjedhësve dhe garantimi i mjedisit të sigurt . Zgjedhjet janë vendimarrje historike për Shqipërinë. Duhet të dëshmojmë se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Zgjedhjet kërkojnë rëndësi të madhe. Të zhvillohen me parametrat që meritojmë ne. Ne fasilitojme procesin. Ai që mendon se do cënojë të drejtën sovrane të popullit do të ndëshkohet . Kush guxon të sabotoje votimin , do të japë llogari para ligjit’, u shpreh Lleshaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?