Kryetari FRPD- Lushnjë, refuzon mandatin.

Aktualitet

Fogert Shezai Hoxha

Te nderuar demokrat te qytetit tim, miq, te rinj dhe te reja te FRPD. Sot, me ka ardhur kerkesa nga komisioni qendror i zgjedhjeve per te marr mandatin e deputetit. Mandate te cilat u dogjen nga deputetët e Partisë Demokratike. Per mua si kryetar i FRPD Lushnje ishte vlersim te isha pjese e listes shumemërore te kandidatëve te qarkut Fier. Une po ashtu si gjithesecili nga ju, kemi par nga afër se si u deformua vullneti i qytetareve nga blerja e votave me paratë e krimit dhe presioni i bandave kriminale që lëviznin nga njera qendër votimi në tjetren duke kërcenuar qytetarët e thjesht, vetëm me nje objektiv të qart, mbajtjen në pushtet “Rilindjen” Miqte e mi, une me profesion jam mjek stamatolog, Partise Demokratike jam bashkuar per bindjet e mia te djathta, si dhe nje mundesi e mire per te kontribuar per vendin tim, per qytetin tim.

Per asnjë cast nuk kam menduar qe angazhimi në politik duhet per perfitime personale. Jo aspak. Si cdo i ri shqiptarë qe jeton ketu une deshiroj me të mirën per vendin tim. E duam Shqipërine si gjithë Europa eshte ëndrra jonë, prandaj unë Fogert Hoxha:
Refuzoj te jem pjesë i ketij parlamenti i cili nuk i perket qytetarëve por zagarëve.
Refuzoj te jem pjesë i këtij parlamentit i cili sot eshte ilegjitim. 
Refuzoj të jem pjesë i këtij parlamenti që as më pak e as më shum është vetëm llumi i shoqërisë.
Une sot, si e gjithë rinia Shqiptare protestojme shesheve per ta cliruar vendin tone njeher e mire nga ky mjerim. Sot bashke me te rinjte Lushnjarë jemi krah kryetarit Lulzim Basha, tashmë ka lindur shpresa për një Shqipëri si Europa.

Të gjithë bashkë do ja dalim ✌🏻✌🏻✌🏻✌🏻

Fotografia e Fogert Hoxha
Fotografia e Fogert Hoxha
Fotografia e Fogert Hoxha
Fotografia e Fogert Hoxha