Aktualitet

Zbulohet letra që Fatos Nano do mbaj nesër në Kongres.

KAON

Nga Sokrat Turtulli.

Zbulohet më në fund letra që ish kryetari Nano do tu drejtohet nesër delegatëve  me rastin e Kongresit , ku ai dhe është i ftuar nga Rama.

Portali, sprint.al, ka arritur të futet deri brenda dhomës ku Nano po shkruante letrën dhe e ka gjet atë mbi tavolinën e tij, teksa vetë Nano ishte shtrirë i dehur në divanin ngjitur.

Ja se çfarë shkruan Nano ndër të tjera:

Të dashur shokë socialist…

Leqë ç’ja fut pordhës kot dhe unë. Ku ka më socialist në ish partinë socialiste.

Të dashur rilindas…

I dashur Edvin,

Kur më ra në dorë ftesa jote, të them të drejtën isha duke pire kafe në ballkon. Si rrallë ndonjëherë po pija kafe, pasi ti e di se çfarë pi unë, ashtu sikundër dhe unë e di se çfarë pi ti.

Po ta lemë mënjanë çështjen e pijes pasi po e thashë dhe njëherë do detyrohem  të marr shishen e uiskit dhe do mbetem pa diskutim dhe pa të të thënë ato që nuk ti kam thënë.

I dashur Edvin,

Nuk është e vërtetë që unë të kam marrë nga Parisi kur ishe me thonj paprerë. Për këtë të betohem për kokë  të Musa Ulqinit. Asnjëherë nuk kam deklaruar këtë dhe të siguroj se kazanë nuk ka vetëm në kohën tënde, por edhe në timen. Kazanë dhe çfarë kazanësh, më të mëdhenj se ata ku ti haje makaronat në Paris poshtë një ure.

Poshtë një ure, thashë? Ehhh, mor shoku Edvin. Po ku dinë shqipot çfarë është arti kontemporan. Ku dinë këta çdo të thotë të bësh art rrugëve të Parisit dhe poshtë urave të Senës.

E mban mend kur të mora ose më saktë të thirra për herë të parë që të bëheshe pjesë e kabinetit tim? Kemi qënë live në tv më duket dhe ti ishe mes studentëve, kurse unë në podium. Fillove të më kritikoje per të metat e mia dhe unë aq shumë i paduruar u bëra sa të ftova direkt të bëheshe ministër. Unë flisja dhe propozoja, kurse ti qeshje dhe seç mërmërisje për Anetën, nënën tënde. Mbaj mend që aty edhe jemi grindur pasi unë nuk të dëgjoja mirë dhe kur të thashë ngrije pak zërin, m’u përgjigje vrazhdë: Ja ti them pak Anetës të uli pak zërin pasi dëgjohen krisma armësh.

Krisma?- të pieta i habitur. Po, po, krisma armësh, shoku Nano. Nënë Aneta po shikon filmin “Shtigje lufte”, a e kuptove tani?

Hokatar i madh ke qënë shoku, Edvin. Më pëlqen të të thërras Edvin, pasi jam i sigurt që të ngrihen qimet përpjetë se të kujtoj Saliun, pasi vetëm ai të thërret  ashtu.

Të dashur socialist,

Pirdh pirdh, akoma me socialist unë…

I dashur, Edvin,

Të kujtohet kur për herë të parë u bëre pjesë e fushatës ku unë të caktova për kryetar bashkie? E mban mend se si bërtisje mes sheshit Skënderbej” o doktorrrrrrrrr…o doktorrrrrr? U shkri dhe Meta afër teje dhe një moment më tha në vesh: ku e ke gjet këtë pallë, shoku Nano?  Nuk është pallë i thashë Ilirit, por është trap dhe kësaj kohe dhe këtij vendi trapa si ky i duhen. Nuk e shikon si qesh populli kur ulëret, ky?

Ka për të ta futur,  ky-më tha Iliri atë ditë, por që unë nuk e besova. Më vonë jo vetëm që dolën fjalët e Ilirit, por edhe Ilirit ti arrite ja fute. Tani që them këto, nuk kam më atë mëndje që kisha atëhere, shoku Edi. Betohem sot para delegatëvë rilindas se nuk do të të them më Edvin, por shoku Edi. Nuk ta fal që më mbajte kaq kohë larg partisë sime, por një peng më ka mbet dhe do ta them sot publikisht. Më ler të ulem vetëm 5 min në karrigen e zyrës sime tek PS. Mblidhmi dhe njëherë shokët e mi, përveç Rucit dhe Baçit. Të vijë Namiku, Rexhepi, Arta, Makbulja, Et’hemi, Limozi, Ermelinda, Pandi, Memushi, Muçi, Caci, Malaj, Rama…Luani jo ti, e shumë e shumë të tjerë ish themelues të ish PS.

Ja, kaq dua, kaq pak dhe të premtoj se sapo të dalim le të vërshojnë brenda Erionët, Maznikët, Xhaçkat, Shalsat dhe Spiropalët.

I dashur, Edi,

Nuk di pse më ke thirrur kësaj here në këtë kongres, por nëse ke ndonje mendje për të më dhënë ndonjë post, apo nëse ndihesh keq nga vetmia që po të kaplon, të premtoj se do zgjedh të parën që të qetësohesh për të dytën. Do ti fal të gjitha ç’më ke bërë, vetëm atë…atë postin që të kam kërkuar gjithmonë, e dua.

Nuk ma merr mendja se atij Karo Boles, dmth Carlo Bolinos, mbrëmë në debat i ke thënë ti që të bëhet president Jozefina nëse Meta le mandatin? Nuk dua ta besoj, por të paktën nëse nuk më zgjedh mua, zgjidh “Zgjidhjen”, dmth Koçon. Ah, mor bir, mor bir…

Dua të flas akoma më shumë dhe fjalët nuk më mbarojnë të dashur rilindas mavi. Po duke qënë se këtu nuk shoh asnjë të moshës sime dhe duke menduar se ju doni aheng, po e mbyll fjalën time sa pa më thënë ndonjë na cave trapin. E pranoj dhe çarjen e trapit, vetëm të parin e vendit mos ma harro.

Rroftë partia socialiste e rilindur pa zerin e popullit.

Rroftë shoku Edi, bashkë me Gjylametin.

Suksese Erion Veliajt që dje më sulmonte me letra higjenike.

Rroftë Paulin Stërkaj dhe…

Rama nga vendi: ulu o pallë, ulu. Hajde ulu këtu pranë meje dhe qepe.

Nano: Erdhaaa…pa më thuaJ shoku Edi, si tu duka?

Rama: Si Robert Çimçakizi hahahah…

Nano: Ëëëë?

Rama: Shaka o burrë, o burrë, shaka…shkaka kongresore…hahahaha je i modh Tos Nano, je i modh. Ke për ta hongër krapin ene kësaj here…

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?