Politike

RAMA IRONIZON KRYEMADHIN: SHPIRAGU S’E MBAN DOT NË SHPINË KLITHMËN E MONIKËS

KAON

Edi Rama ka ironizuar kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin gjatë një takimi me banorët e Beratit.

Rama tha se opozita dogji mandatet se e kanë hallin te krijimi i institucioneve të Drejtësisë, por Shpiragu nuk e mban dot klithmën e Kryemadhit.

Sipas Ramës zoti nuk ndërhyn në shitblerjen e votave, pasi i bie që të mbrojë shqiptarët nga kryetarja e LSI-së.

‘Përveç zgjedhjeve ata kanë edhe hallin tjetër, se po krijohet drejtësia që u munduan ta ndalojnë që në ditën e parë. Këtu jemi në të gjitha organizmit elektoralë që lidhen me LSI, po a e mban dot Shpiragu në shpinë klithmën e Monikës: O Zot mbroji shqiptarët nga blerja e votës. Kur Monika ngre kokën e thotë shpëtoni shqiptarët, ç’të bëjë Zoti? Thotë më mirë s’po ndërhy në çështje elektorale se i bie të ndihmoj njerëzit nga Monika. Të mos flas për Malin e Tomorit, se i bie të ngjallet Abaz Aliu e të luftojë me gjithë fallxhorët e Monikës. Nuk kemi ndjenjë negative ndaj askujt, ne na vjen keq edhe për Monikën edhe për Lulin’, vijoi Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?