PRISHJA E SHTËPIVE, RAMA: PAMJET TË TRISHTUESHME! KAZANI I PËRZIEN GJËRAT PA LIDHJE

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama për ngjarjen e sotme pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, ku u tentua të shembej një godinë me vendim gjykate.

Rama shprehet se pamjet ishin të rënda, por sulmon edhe median, që kreu i qeverisë i referohet kazani. Rama thekson se qeveria nuk ka lidhje me vendimet e gjykatave, ndërsa e sheh detyrim ligjor që policia t’i përgjigjet përmbarimit. 

‘Të trishtueshme pamjet nga rruga e shtëpisë ku kërkohet ekzekutimi i një vendimi gjyqi të formës së prerë. Por e trishtueshme edhe se si Kazani i përzien gjërat pa lidhje! Qeveria s’ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave dhe policia e ka detyrim ligjor t’i përgjigjet Përmbarimit’, thekson kryeministri.  

Lidhur me këtë ngjarje reagoi më herët edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Ndryshe nga Rama, Lleshaj kritikoi policinë, ku u shpreh se ndërhyrja nuk ishte dinjitoze.

iiiiiiii.jpg