Agron Shehaj/ 6 motrave jetime nga Kukësi do vazhdoj t’i jap të njëjtën shumë

Aktualitet

Agron Shehaj ka dhënë dorëheqjen bashkë me kolegët e tjerë të Grupit Parlamentar të PD.

Kjo do të thotë se nga momenti që akti i tyre formalizohet, nuk do mund të marrin as rrogën e deputetit. Shehaj në fakt deri tani s’ka mundur ta marrë atë rrogë, pasi të gjithën e ka dhuruar për 6 motrat jetime nga Kukësi.

‘Me kënaqësi që rrogën që e marr si deputet do ua dhuroj këtyre vajzave për aq kohë sa unë të jem deputet’, tha Shehaj.

Por tani që ai nuk është më deputet, interesi i shumë njerëzve është të dinë ç’do bëhet me ato vajza.

I ftuar në News 24, Shehaj tha se nuk mund të lejojë që vendimi politik të ndikojë në jetën e tyre.

Deputeti njëherazi biznesmen, siguroi se do vazhdojë të paguajë të njëjtën shumë por këtë herë jo me rrogën e deputetit por me të ardhurat personale.

‘Unë nuk di që ato vajza të kenë të ardhura të tjera, për momentin varen vetëm nga rroga që i kaloj. Do vazhdoj t’i jap të njëjtën shumë që u jap jo nga të ardhurat si deputet por nga të miat.

Nuk dua që ato të vuajnë vendimin që kemi marrë ne për djegien e mandateve’, u shpreh Shehaj.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments