Ruçi konferencë të jashtëzakonshme për shtyp/ Seanca e ditës së enjte është vënë në pikëpyetje për shkak të sigurisë.

Aktualitet

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka njoftuar në në orën 17:00 do të ketë një konferncë për media. Ky lajmërim vjen pak orë para protestës së opozitës që do të zhvillohet para parlamentit.

Konferenca zhvillohet në të njëjtën orë që mblidhet këshilli kombëtar i Partisë Demokratike i cili do të japë vendimin final për djegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike. Propozimi i Bashës për djegie mandatesh ka gjetur fillimisht mbështetjen unanime të deputetëve, më pas mbështetjen unanime të kryesisë së partisë.

Njoftimi për konferencën e Gramoz Ruçit nuk dihet nëse i paraprin një mbledhjeje të byrosë së kuvendit. Burime brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije se seanca e ditës së enjte është vënë në pikëpyetje për shkak të sigurisë. Të paktën kështu pretendon maxhoranca, referuar burimeve, dhe ky do të jetë qëndrimi që pritet të mbajnë publikisht lidhur me këtë çështje.