Aktualitet

Vettingu/ Artan Broci: Komisarët politikë të KPK, nën urdhrat e Ramës!

KAON

Pas shkarkimit nga detyra e anëtarit të Gjykatës së Lartë, vjen reagimi nga Artan Broci.

Përmes një deklarate, Broci e cilësoi KPK-në si komisarët politikë të kryeministrit Edi Rama, nuk dolën dot nga urdhrat politikë.

Ai theksoi se kishte provuar se të ardhurat e tij ishin të ligjshme, ndërsa paralajmëroi se beteja e tij ligjore do të vazhdonte deri në fund.

Regimi i gjyqtarit Artan Broci:

K.P.K si komisaret politik te kryeministrit nuk dolen dot nga urdherat politik.

U provova se te ardhurat e mija jane te ligjeshme te konfirmuara nga Tatimet, kalova ne pikepamjen time te tre testet Pasuror, Profesional dhe Figuren por nuk kalova dot testin e nenshtrimit per ceshtje te caktuara dhe ate te Kryetarit te Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi.

Beteja ime ligjore do vazhdoje deri ne fund. flm!

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?